Partia opozitare OBRM-PDUKM, e cila nga mesi i muajit dhjetor e bojkoton punën e Kuvendit, ditën e hënë, më 29 janar, do të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë për të marrë pjesë në diskutimin për Ligjin e gjuhëve.
“Vendimi i Qeverisë për të mos e tërheque Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe duke mos hapur debat konstruktiv për këtë ligj mund të shkaktojë pasoja afatgjata për shtetin dhe të dëmtojë raportet mes qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM është në anën e qytetarëve të Maqedonisë dhe për këtë shkak do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat shtetëror dhe kombëtar. Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të bëjnë gjithçka për të ndaluar këtë politikë destruktive.
Grupi parlamentar do të kthehet në Kuvend dhe me amendamente do të mundohet të parandalojë sjelljen e këtij ligji jokushtetues”, tha Mitko Jançev, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Jançev shtoi se nëpërmjet pranisë së tyre në seancat plenare do të mundohen të bindin deputetët e shumicës parlamentare për rrezikun e sjelljes së këtij ligji, i cili, sipas tyre, jo vetëm që del nga kornizat kushtetuese dhe Marrëveshjes së Ohrit, por edhe i vendos në pozitë më të ulët turqit, romët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë popujt tjerë në vend./Telegrafi
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...