Një politika i krahut ekstrem të djathtë nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) është konvertuar në Islam dhe është dorëhequr nga pozita e tij si ekzekutiv i komitetit kombëtar të partisë anti-myslimane.
Arthur Wagner, një anëtar i partisë së djathtë ekstreme në shtetin gjerman të Brandenburg, u largua nga komiteti për “arsye personale”, konfirmon një zëdhënës i partisë, sipas DW, transmeton portali arbresh.info
Wagner, i cili ka qenë anëtar i partisë që nga viti 2015, refuzoi të komentojë për Tagesspiegel, gazeta e përditshme që së pari tregoi lajmin për konvertimin e tij.
“Kjo është punë private”, tha ai për të përditshmen.
Në komitetin shtetëror të Brandenburgut të partisë, puna e Wagner u përqendrua në kisha dhe komunitetet e besimit, sipas Deutsche Welle.
AfD ka bërë fushatë kundër refugjatëve dhe emigrantëve dhe ka bërë histori kur fitoi 12.6 për qind të votave në zgjedhjet federale në shtator 2017, duke hyrë në Bundestag për herë të parë.
Partia u bë partia e tretë më e madhe në Bundestag./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...