Kolona ushtarake turke hyn në provincën Aleppo në ndjekje të kurdëve

13:44 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Më parë, Presidenti turk Rexhep Erdogan tha se Ankaraja do të “pengonte lojrat” përgjatë kufijve të saj në mes të Operacionit të Degëve të Ullirit në vazhdim.

Rezervat turke kaluan kufirin me Sirinë të mërkurën në stacionin Atma në veri të provincës Idlib 320 kilometra nga Damasku, transmeton portali arbresh.info

Sipas kanalit televiziv Al-Mayadin, kolona e blinduar hyri në zonën Tellet el-Is në jug të krahinës Aleppo për të shtypur luftëtarët kurdë në zonën Afrin.

Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Firat raporton se militantët kurdë në një nga rrethet e Afrinit kishin zmbrapsur sulmet nga Ushtria e Lirë Siriane, një grup militant i mbështetur nga Ankaraja.

Raportet thanë se militantët qëlluan tre tanke turke dhe i detyruan forcat të tërhiqen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme