Fadil Vokrri ka komentuar shortin e Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve.
Ai ka thënë se beson te kalimi i grupit, ndërsa për trajnerin tha se do vendoset brenda 30 ditësh.
“Trajneri? Së pari duhet të flasim për grupin, nuk ka asgjë të konfirmuar, vetëm situata hipotetike. Sa i përket trajnerit do vendosim brena muajit shkurt. Ka kandidat, kanë mbetur për t’u studiuar disa detaje”.
“Mendoj se Azerbajxhani është më i miri, por ne do të bëjmë çmos dhe mendoj se jemi ma kualitativ se Malta dhe Ishujt Faroe”.
“Mendoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por nëse shikojmë kualitetet te gjitha ekipeve, duhet të jetë rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit për vendin e parë.
Duhet të përgatitemi dhe objektivi duhet të jetë vetëm vendi i parë”, ka thënë Vokrri për SuperSport Kosova.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...