Google ADS

Vidal transferohet në Roma?

12:16 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi spanjoll, Alex Vidal, është shumë afër transferimit në Roma.

Vidal ishte transferuar nga Sevilla në Barcelonë në vitin 2016, por nuk ka arritur të lë gjurmë në skuadrën kataluanse.

Agjenti Graziano Battistini, ka thënë se klienti i tij është duke e konsideruar kalimin te Giallorossët.

“Roma është Roma”, ka thënë ish portieri i Veronas për Romaneës.eu.

“Vidal është duke e konsideruar seriozisht ofertën e Romës”.

“Ka kontakte me Monchin, dhe jemi në fazën hapëse të bisedimeve”, ka thënë ai.

Vidal ka qenë i lidhur edhe me Interit dhe Sevillën, por mbrojtësi duket që mund të përfundojë te Roma.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e njeh shumë mirë lojtarin pasi që ishin së bashku te Sevilla. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme