Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit ka qetësuar tensionet dhe ka sjellë paqe.
“Ishte një reagim dhe vendim i mirë presidentit të Serbisë, megjithëse e vështirë për shkak të sigurisë, ai menjëherë erdhi për të biseduar me të gjithë, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe popullin në Kosovë”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Pas vrasjes së kreu të Iniciativës Serbe, SDP, Oliver Ivanoviq më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, kreu i shtetit serb, qëndroi për vizitë në Kosovë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk ishte e lehtë dhe e këndshme, megjithatë ishte i kënaqur me qëndrimin e tij në Kosovë.
Siç tha ai, është i kënaqur për shkak se ka bërë një punë jashtëzakonisht të rëndësishme për unifikimin e popullit në Kosovë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se i kishte thirrur të gjithë kundërshtarët e tij politikë në Mitrovicë dhe kishte biseduar me ta, transmeton Indeksonline.
Në kontakt me popullin e Kosovës, ai vuri në dukje, tri gjëra.
“Së pari ka njerëz që jetojnë si të pasur dhe marrin rroga të larta të shtetit të Serbisë, ndërsa ka edhe të tjerë që nuk kanë asgjë nga shteti. Së dyti, këta njerëz e kanë bërë të qartë dhe unë kam besim se me pak përpjekje dhe angazhim për t’i ndihmuar ata, mund t’u bëhet jeta më ë lehtë. Së treti mua më duket se në një mënyrë racionale isha dhe realist duke folur për situatën në Kosovë”, ka thënë Vuçiç.
“Unë e kuptoj se shqiptarët janë me mendje të hapur për të dëgjuar se një Millan i vogël nga Suvo Grlo humbi babanë e tij dhe ai u qëllua nga vëllai i tij, apo se nëna me gjashtë fëmijë ka humbur burrin e saj dhe se ajo kishte qëlluar mbi të. Sepse deri më tani, ka pasur histori që vetëm serbët ishin kriminelë. Gjëja më e rëndësishme është se njerëzit që humbin të afërmit e tyre duan vetëm të mbijetojnë. Ata nuk kërkojnë hakmarrje, duan të jenë të lirë dhe të jetojnë në shtëpinë e tyre. Janë njerëz të mrekullueshëm me fat të hidhur”, ka shtuar ai.
Teksa u pyet se si është ndier se liderë të shumtë të opozitës në Beograd dhe në Kosovë e kanë akuzuar atë për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Vuçiç tha se kur dikush nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë për ta parë Ivanoviçin, sipas tij, është më mirë të heshtë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...