Google ADS

FFK-ja sqaron procedurën e investimeve në infrastrukturë për 12 klubet e Superligës

09:22 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Pas konfuzionit të shkaktuar lidhur me investimet në stadiume ka reaguar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka dalë me një sqarim.

FIFA nuk ndërton stadiume ndihmëse, por ky ështe projekt i FFK-s për të gjitha klubet e Superligës dhe pjesë e projektit do të jetë edhe MKRS-ja.

FIFA përkrah vetëm ndërtimin e komplekseve për Federata, përkatësisht për reprezentacion, por duke pas parasysh nevojën e madhe për investime në infrastukturën e klubeve tona, presidenti i FFK-s, Fadil Vokrri, bashkë me Komitetin Ekzekutiv kanë vendosur që këto mjete t’u ndahen klubeve për infrastukturë, sepse në origjinë pra në FIFA këto para nuk ishin të destinuara për klube, por për FFK-n.

FIFA nuk investon asnjëherë në klube, në asnjë formë. Prandaj, ështê e rëndësishme që klubet, por edhe komunat ta kenë të qartelë se ky është një investim direkt i Federatës, për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të futbollit në gjithë Kosovën, thuhet në reagimin e FFK-së.FFK do të investojë 1.5 milionë euro në 12 stadiume ndihmëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme