Google ADS

Stavileci: Specialja dhe demarkacioni duhet të mbyllen sa më shpejt

09:10 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Këshilltari politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka deklaruar se temat e mëdha si Specialja, demarkacioni, ushtria dhe dialogu me Serbinë duhet të mbyllen sa më shpejt.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj nuk mund të jenë deri në pafundësi peng i disa çështjeve të caktuara.

Sipas Stavilecit, qytetarët e vendit kanë nevojë për lëvizje të lirë, për vende pune dhe për partneritet të fuqishëm me shtetet e zhvilluara./Epoka e Re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme