Zbulohet se çfarë mund të hani para gjumit, pa frikën se do të shtoni peshë

00:17 | 24 Janar 2018
Trina Galanxhi

Të gjitha gratë duan të kenë trup të përsosur, por në të njejtën kohë ato edhe duan që të konsumojnë ushqime.

Për fat të mirë, disa ushqime mund t’i konsumoni dhe të mos shtoni peshë, shkruan portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni ushqimet që mund të hani para gjumit dhe të rrini pa frikën se do të shtoni peshë.

Jogurti grek

Është i pasur me proteina dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Mish pule

Përmban shumë pak yndyrë dhe shumë protein. Gjithashtu përmban hekur, zink, fosfor, kalium dhe vitaminë B.

Tranguj

Ato mund t’i hani gjatë gjithë ditë, sepse kanë sasi të madhe të ujit dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe K.

Molla

Mollat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Të pasura me vitaminë C dhe fibra, ato ndihmojnë që të bëni gjumë të qetë dhe shkrijnë dhjamin gjatë natës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme