Trajneri i PSG, Unai Emery ka zbuluar se Lucas Moura nuk do të luaj më gjatë për klubin.
Braziliani ka luajtur vetëm 79 minuta futboll brenda këtij sezoni dhe së fundmi ka shprehur dëshirën për të luajtur në një klub të ri, transmeton portali arbresh.info.
“I kam thënë Lucasit se ai nuk do të ketë më shans për të luajtur me PSG-në dhe ai duhet të gjej një klub të ri”, ka thënë trajneri Emery për media.
Manchester United është përfolur shpesh si një destinacion i mundshëm i Lucasit pas arritjes së Alexis Sanchezit në Old Trafford.
Tottenhami dhe Arsenali kanë shprehur gjithashtu interesim për anësorin, i cili ka deklaruar që Spanja është destinacioni i tij i preferuar.
Klubi në Liga 1, Nantes ka bërë poashtu një përpjekje për të blerë lojtarin./arbresh.info/
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s