Man City në finale të Carabao Cup, eliminon Bristol Cityn

22:51 | 23 Janar 2018
Arbresh Info

Lideri i Premierë Ligës do të shkoj në Wembley për tu përballur me Arsenalin ose Chelsean pas kualifikimit në finale të Carabao Cup.

Manchester City i ka dhënë fund përpjekjeve të shkëlqyera nga Bristol City në Carabao Cup mbrëmjen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.

Leroy Sane, Sergio Aguero dhe goli i fundit nga Kevin de Bruyne i siguruaran një fitore me rezultat të përgjithshëm 5 me 3 skuadrës së Pep Guardiolas ndaj klubit nga Championshipi.

Bristol City kërkonte eliminimin e skuadrës së pestë në Premierë Ligë pas shkatërrimit të skuadrave si Watfordi, Stoke City, Crystal Palace dhe Manchester United për të arritur deri në finale.

Por, lideri aktual i Premierë Ligës i mposhti ata mbrëmjen e sotme duke kaluar në finale ku mund të përballet me Arsenalin ose Chelsean që do të përballen nesër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme