Situata në Siri, Afrin: Trump do të bisedojë me Presidentin e Turqisë

22:14 | 23 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump do të bisedojë me Recep Tayyip Erdogan në lidhje me situatën e re të krijuar në Siri.

Forcat turke kanë raporuar se kanë vrarë të paktën 260 njerëz pas lëshimit të një ofensive kundër kurdëve në Afrin, transmeton portali arbresh.info

Pas fillimit të ofensivës, Erdogan ka sulmuar Shtetet e Bashkuara duke i quajtur ato mbështetëse të një  “organizate terroriste”.

Operacioni “Dega e Ullirit” kundër YPG-së, ka filluar të shtunën dhe pritet që të vazhdojë më tej.

Një zyrtar i lartë i administratës së Trump, i cili dha lajmin në kushte anonimiteti, tha se zyrtarët turq kishin dërguar “sinjale konfliktuale” rreth fushës së ofensives./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme