Ditët e fundit Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorit Donald Lu, janë akuzuar për qëndrime të dyfishta përsa u përket hapave në reformën në drejtësi.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’u futen punës.
“Në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara, ose Bashkimin Evropian për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri-tjetrin dhe të punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit”, thuhet në reagimin e Donald Lu për Zërin e Amerikës.
Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar, siç thotë ai./Top Channel
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...