Paris Saint Germain ka njoftuar nënshkrimin me ish reprezentuesin e Francës, Lassana Diarra.
Diarra është transferuar falas pas largimit muajin e kaluar nga Al Jaziara në mënyrë për të përforcuar mesfushën e liderit në Liga 1, megjithëse trajneri Unai Emery më parë ka thënë se klubi nuk ka ndërmend të transferojë ndonjë lojtar, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin në qytetin tim”, ka thënë Diarra për faqen zyrtare të PSG-së. “Paris Saint Germaini përfaqëson shumë tek unë me dimensionin ndërkombëtar që klubi ka marrë në sezonet e fundit dhe është ëndrra e çdo lojtari për të qenë këtu”
Ish mesfushori 32-vjeçar i Marseilles dhe Real Madridit finalizoi rikthimit e tij te klubi në Liga 1 të martën duke nënshkruar kontratë të re 18 mujore.
Diarria, i cili për herë të fundit ka përfaqësuar Francën në vitin 2016, mund të debutoj në ndeshjen e nesërme kundër Guingampit në kuadër të Kupës së Francës./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/955855694124802054
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku