Google ADS

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve mund të dënohen deri 3 mijë euro

19:11 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve mund të dënohen deri 3 mijë euro nëse nuk e kryejnë punën.
Ligji i ri për kundërvajtje parasheh dënime edhe për shoferët dhe kompanitë që mirëmbajnë rrugët.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, më saktësisht pika 2 e nenit 202 parasheh detyrimet e personit që mirëmban rrugët.

Sipas këtij neni thuhet se “Personi të cilit i është besuar mirëmbajtja e rrugëve detyrohet që t’i marrë të gjitha masat e duhura për t’i mënjanuar pengesat në rrugë, si: borën, shembjen e gurëve, kafshët e ngordhura, sendet, e të ngjashme. I njëjti duhet t’i respektojë urdhrat e personit të autorizuar, i cili mbikëqyr dhe rregullon trafikun rrugor”.

Sipas ligjit, nëse shoferi dhe kompania për mirëmbajtje nuk kryejnë detyrat sipas këtij përkufizimi, duhet të dënohen. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 200 eurosh, shoferi i mjetit që kryen shërbime, ndërsa me gjobë prej 1000 deri në 3000 euro personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Zyrën e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, e cila ka sqaruar se që nga viti 2017 janë shqiptuar 61 gjoba për kompanitë dhe shoferët të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Me Ligjin Nr.05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë paraparë edhe masat për mjetet, gjegjësisht personat që kryejnë shërbime publike, si dhe detyrimet e personave të cilët mirëmbajnë rrugët. Në bazë të raportit vjetor 2017, gjithsej janë shqiptuar 61 gjoba për kompanitë të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e ZIMP-it drejtuar KALLXO.com.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme