Paris Saint Germaini duket se do të jetë në mungesë të dy yjeve të tyre në sulm, Neymar dhe Kylian Mbappes, për ndeshjen e nesërme kundër Guingamp.
Neymar duket se do të mungoj në takimin e Paris Saint Germainit kundër Guiongampit të mërkurën për shkak të një lëndimi tjetër që ka marrë në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/PSG_English/status/955854222762930176
Ylli i Brazilit mungoi në disfatën 2 me 1 në Liga 1 ndaj Lyonit të dielën për shkak të një lëndimi në kofshë, vetëm katër ditë pasi ishte fishkëllyer nga tifozët në fitoren 8 me 0 ndaj Dijonit, në të cilën refuzoi t’i jap penaltinë Edinson Cavanit.
Trajneri Unai Emery thotë se sulmuesi i blerë për 222 milionë euro nuk është ndier mirë gjatë stërvitjes dhe rrezikon të humbas edhe ndeshjen në Stade de Raudourou.
“Neymar është stërvitur dje por nuk është ndier mirë në fund të stërvitjeve. Ai ka një muskul të tërhequr. Kur të ndihet 100 për qind i gatshëm, ai mund të vazhdoj”, ka thënë Emery në konferencën për shtyp.
Kylian Mbappe, i cili është lënduar rëndë gjatë një përballje me portierin e Lyonit – Anthony Lopes të dielën, do t’i nënshtrohet testeve tjera për të mësuar nëse është i gatshëm plotësisht./arbresh.info/
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...