Google ADS

Ambasada amerikane ka një apel për deputetët

15:49 | 23 Janar 2018
M. A.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin që ka mbajtur të hënën ka vendosur me vota anonime ta dërgoj në Qeverinë e Kosovës nismën për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info.

Pas këtij vendimi, ambasada amerikane në një përgjigje për portalin “Arbresh.info” ka kundërshtuar përsëri propozimligjin dhe çdo përpjeke tjetër për të ndryshuar dhe shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiakë që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegiciimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne kundërshtojmë propozimligin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës, pas pyetjeve që portali arbresh.info ia kishte drejtuar ambasadorit Greg Dellawie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme