Beqiri: LDK kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, pro Demarkacionit me Malin e Zi

14:49 | 23 Janar 2018
M. A.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka ritheksuar se LDK-ja është kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale si dhe pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Beqiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këto ditë kanë në Strasburg në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku dhe është takuar me presidentin e Partive popullore Evropiane, Joseph Daul.

Lexoni të plotë postimin e Beqirit në Facebook:

“Të nderuar miq,

Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.

U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane. E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veçmas për dy çështjet preokupuese këto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Po ashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar (Komisioner) të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.

Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimet vazhdojnë deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme