Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit me temën “Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.
Panelistë të tjerë, përveç presidentit Thaçi, do të jenë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri malazez, Dushko Markoviq, përfaqësuesit e OKB-së dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende.
Në Forumin Ekonomik në Davos pritet të marrin pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair dhe presidenti i Brazilit, ai Argjentinës, e Zvicrës, si dhe dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.
Presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos, sivjet mbledh mbi 3000 liderë nga mbarë bota.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...