Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë ka prezantuar të martën raportin vjetor të punës për vitin 2017.
Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha tha se policia e Stacionit Jugor i ka kryer ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës dhe se të gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese më të mira në krahasim me vitin paraprak.
Toger Fitim Zahiti tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2017 ka shënuar rënie për 6.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 3.5 për qind.
Ai po ashtu tha se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2017 është zvogëluar për 26.6% për qind në krahasim me vitin paraprak.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me këtë rast tha se Policia po bën punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike.
“Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, ku kanë bërë që Mitrovica të jetë njëri ndër qytetet me siguri të lart në Republikën e Kosovës”, tha Bahtiri.
Ndërkaq, zëvendësdrejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Afërdita Mikullovci tha se puna e tyre shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2017 janë evidente dhe inkurajuese.
“Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70.1 për qind nuk është arritur në asnjë komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë”, tha Mikullovci.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...