Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në bazë të rregullores, ka dërguar për mendim iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Qeveria “Haradinaj” ka afat një muaj që të jap mendimin e saj në lidhur me këtë propozim.
Mirëpo, ekzekutivi ende nuk kanë marrë zyrtarisht kërkesën e Kuvendit të Kosovës për iniciativën e këtij ligji.
Zyra për Informim e Qeverisë së Republikës, në një përgjigje për “Indeksonline”, thonë se nuk mund të dihen hapat e ardhshëm të cilët do të ndërmerren pa e parë materialin në fjalë.
“Zyra e Kryeministrit ende nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e Kuvendit. Pa e parë materialin konkret – kërkesën, nuk mund ta dimë se cilat hapa do të ndërmerren”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Madje, sipas ekzekutivit kosovar, përgjigja lidhur me atë se si do të veprohet në këtë rast, pasi përgjegjësia tash e tutje është mbi ta lidhur shqyrtimin e kësaj iniciative, do të mund të jepet vetëm në kohën kur pranohet kërkesa zyrtare.
“Ekzistojnë procedura standarde që janë përdorur në të kaluarën në situata të ngjashme.
Por, se si do të veprohet në këtë rrethanë dhe për këtë kërkesë, do të mund të japim përgjigje në kohën kur e pranojmë kërkesën Zyrtare nga Kuvendi dhe në afatet e përcaktuara me ligj”, përfundohet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, ambasadori amerikan, Greg Delawie, paralajmëroi se politikanët që mbështesin shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme, do të përballen me pasoja të rënda.
“Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat personale mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Dhe më lejoni të jem i qartë, deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë, përkundër mohimit të tyre, do të jenë subjekt i pasojave specifike dhe të ashpra, nëse nisma do të ketë sukses. Ata e dinë këtë, ua kemi thënë”, u shpreh diplomati amerikan.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?