Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka dënuar me 500 euro klubin nga Suhareka, KB Ylli.
Dënimi nga FBK vjen pas fyerjes racore drejtuar ekipit dhe tifozëve mysafirë të KB Rahovecit në derbin e regjionit.
Në shkresën që e ka siguruar Telegrafi që FBK ua ka dërguar klubeve, thuhet se për sjellje të shikuesve me ofendime nacionale, fetare dhe racore dhe për shkak të transparenteve me ofendime josportive klubi suharekas dënohet me 500 euro.
Ky është ndryshe dënimi minimal për rastet e fyerjeve racore.
Në ndeshjen mes KB Yllit dhe KB Rahovecit u shpalos një baner gjigant me shkrimin “Made in Bugaria”, kurse gjatë gjithë ndeshjes mijëra shikues vendas këndonin në kor duke brohoritur “ju jeni shkije”.
Pos tjerash, traneri i Rahovecit, Bujar Loci është dënuar me 150 euro për gabimin teknik të marrë në këtë derbi.
Pas këtyre vendimeve, burime të Telegrafit brenda KB Rahovecit bëjnë të ditur se bordi i klubit do të vendosë shumë shpejt nëse do të vazhdojë garat, ku besohet se ekziston pajtueshmëri që garat të mos vazhdohen, pas padrejtësive të njëpasnjëshme që sipas tyre po u bën FBK.
KB Rahoveci gjendet në vendin e katërt me dy fitore më shumë se Trepça dhe një fitore më pak se Ylli. Këto tri ekipe janë në luftë direkt për playoff.
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...