Vetting edhe për punëtorët e burgjeve

13:16 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt analiza vjetore e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në takim të pranishëm ishin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko si dhe 24 drejtorë të IEVP-ve në vend.

Gjatë analizimit të situatave dhe problematikave të vërejtura në këto institucione, Ministrja Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet përridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor, raporton TvKlan.

Këto ligje, sipas Ministres, do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve./TvKlan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme