Google ADS

Kurti për herë të parë si kryetar i VV-së, flet për ndarjen e partisë

12:29 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Albin Kurti ka mbajtur konferencën e parë si kryetari i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka treguar se është shpallur edhe zyrtarisht kryetar i Lëvizjes nga Komisioni i Përgjithshëm.

“Para 1 ore Komisioni i Përgjithshëm më ka shpallur zyrtarisht kryetar të Vetëvendosjes. Unë i falënderoj të gjithë votuesit por edhe anëtarësinë e gjerë të lëvizjes sonë. Do të jem kryetar i të gjithëve. Do të jemi bashkë në organizim dhe në drejtim. Lëvizja jonë vitin që lamë pas u bë subjekti më i votuar dhe grupi më i madh në parlament. Platforma që kam prezantuar nuk hyn në fuqi automatikisht me marrjen e postit tim, anëtarët kanë te drejtë ankese, pas mendime e opinioneve vijnë diskutimet e përballjet’.

Mes tjerash kryetari Kurti ka folur edhe për dorëheqjet e fundit në këtë parti, për të cilën thotë se nuk ka ndarje, por mospajtime.

“Nuk mund të them se në VV ka ndarje. Ka disa dorëheqje. Ka mospajtime mirëpo këto mospajtime nuk janë ndarje e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas tij ai e ka vullnetin e hekurt e jo dorën dhe nuk do ta përdorë në parti.

Unë e kam vullnetin e hekurt jo dorën e hekurt. Nuk ka ndarje të Vetëvendosjes-së nga pozitat dhe struktura jo nga anëtarësia.”

Gjithashtu kryetari i posazgjedhur ka treguar se qysh në verën e vitit të shkuar e kishte menduar kthimin në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga vera e vitit të kaluar kam filluar të mendoj që të kthehem në krye të Vetëvendosjes”./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1668597736538645/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme