Chelsea është shumë afër transferimit të dyshes së Romës, Edin Dzeko dhe Emeron Palmieri.
Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe tashmë ka arritur marrëveshje me boshnjakun, Edin Dzeko, i cilli ka pranuar ofertën për t’u rikthyer në futbollin anglez.
Trajneri italian, Antonio Conte, po ashtu ka kërkuar që të transferohet edhe mbrojtësi brazilian, Emeron Palmeieri, i cili në këtë sezon nuk luajtuar fare për romakët për shkak të lëndimit.
Sipas mediave italiane, Chelsea i ka ofruar sulmuesin belg, Mitchy Batshuayi si pjesë e marrëveshjes, por gjiganti italian nuk e dëshiron sulmuesin belg, transmeton arbresh.info.
Roma ka kërkuar 50 milionë euro për sulmuesin 32 vjeçar dhe dhjetë milionë euro për brazilianin.
Chelsea në këtë sezon është duke pasur probleme për të finalizuar rastet, pasi që Alvaro Morata nuk po arrinë të ketë konsistencë në lojën e tij, ndërsa Batshuayi nuk pëlqehet nga Conte. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...