Rita Ora dhe Dua Lipa pa dyshim se janë vula e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në mbarë botën.
Bukuroshet nga Prishtina edhe një herë kanë arritur të na bëjnë krenarë të gjithëve
Kësaj radhe revista prestigjioze, Forbes, ka radhitur dyshen e yjeve në top 30 personalitetet më me ndikim në mbarë Evropën, natyrisht që janë nën 30 vjeç.
Në këtë lsitë spikat edhe boksieri i madh britanik, Anthony Joshua, që është shndërruar në idhull të sportdashësve.
Forbes listën e përpilon duke marrë parasysh shumë faktorë, kurse pas Joshuas, si më me ndikim cilësohen yjet shqiptare, transemton Telegrafi.
“Lista 30 nën 30 nga Forbes përbën sipërmarrësit e rinj më të mirë që po e riformësojnë Evropën dhe botën për të mirë”, thotë Randall Lane, redaktor i Forbes dhe shef i operacioneve në Forbes Media.
Në këtë listë për herë të parë citon Forbes, gjenden personalitete nga vende si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
Vet Dua Lipa shprehu kënaqësinë për përfshirje në këtë listë duke falënderuar revistën në Twitter.
Edhe Rita Ora edhe Dua Lipa janë këngëtaret më të suksesshme britanike dhe rivalizohen vetëm nga Ed Sheeran sa i përket skenës së muzikës argëtuese. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...