Pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për ta nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për më 29 janar është caktuar seanca plenare ku do të votohet sërish nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.
Presidenti Ivanov ka theksuar se gjatë sjelljes së këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, që me shumicë të thjeshtë të sillet Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mos nënshkrimin e Ligjit të gjuhëve presidenti Ivanov e arsyeton me 14 faqe, të cilat i ka dorëzuar tek deputetët.
Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar dhe përmban 25 nene. Ndërsa nëse më 29 janar votohet sërish, atëherë presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë, por duhet ta nënshkruajë./Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...