Në këtë mënyrë ai po përpiqet të shpëtojë ish gruan nga dëbimi në Kosovë. Dëbimi e pret atë për shkak se është konstatuar se ka mashtruar autoritetet, duke bërë martesë fiktive me zviceranin që është 29 vjet më i vjetër se ajo.
Në kushte „normale“ zakonisht ndodh që babai biologjik të kundërshtojë atësinë mbi fëmijën, për t`i ikur pagesës së alimentacionit ose për ndonjë arsye tjetër. Te rasti i zviceranit 66 vjeçar po ndodh e kundërta. Ai së bashku me ish-bashkëshorten e tij kosovare, po lufton me këmbëngulësi që t`i njihet atësia mbi djalin 7 vjeçar të kosovares, transmeton albinfo shkrimin e tagblatt.ch.
Në këtë mënyrë ai po përpiqet të shpëtojë ish-gruan nga dëbimi në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Dëbimi e pret atë për shkak se është konstatuar se ka mashtruar autoritetet, duke bërë martesë fiktive me zviceranin që është 29 vjet më i vjetër se ajo.
Kosovarja, sot 37 vjeçe, ishte martuar para rreth dhjetë vitesh me zviceranin nga Winterthuri, i cili sot është 66 vjeç. Në gusht të vitit 2009, pas disa vitesh të jetës së përbashkët, ajo e fiton lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe pak muaj më vonë shkurorëzohet në Kosovë nga zvicerani.
Duke qenë se dyshimet për martesë fiktive ishin mjaft të bazuara, Zyra Kantonale e Migracionit, në gusht të vitit 2011 ia hoqi kosovares lejen e qëndrimit të përhershëm. Arsyetimi: çifti ka bërë martesë fiktive. Dallimi në moshë, mungesa e njohurive për njëri tjetrin, madje edhe ngatërrimet gjatë përshkrimit të banesës së “përbashkët”, të gjitha këto ishin indicie në favor të ndëshkimit të gruas.
Në këto rrethana, dëbimi i saj në Kosovë ishte punë e kryer… Por këtu ndërlikohet puna: kosovarja ka lindur një djalë 7 muaj pas shkurorëzimit nga zvicerani, fëmijë ky për të cilin 66 vjeçari deklaron se është i tij, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, fëmijës i takon automatikisht nënshtetësia zvicerane dhe rrjedhimisht, për nënën e tij dhe për të, bëhet i pamundur dëbimi.
Kështu fillon odisejada e gjatë gjyqësore, të cilës ende nuk i shihet fundi. Fillimisht, Zyra Kantonale e Migracionit kishte provuar që megjithatë t`ia mohonte gruas lejen e qëndrimit, me argumentin se njohja e atësisë në këtë rast ishte abuzive: sipas saj, është shumë e besueshme se zvicerani nuk është babai i fëmijës. Për më tepër, ishin bërë hulumtuime edhe në Kosovë, ku fëmijës “i ishte gjetur” ai që e konsideronin “baba biologjik”. Por ky i fundit e kishte mohuar kategorikisht këtë pretendim.
Megjithatë, zyra nuk kishte dëshmi për t`ia sfiduar atësinë, pasi që babai i supozuar refuzonte t`i nënshtrohej testit gjenetik. Për këtë refuzim ai ishte dënuar me një gjobë prej 200 frangash.
Pas kësaj, gruaja është ankuar kundër vendimit për dëbim, por instancat e para, Drejtoria e Sigurisë dhe Gjykata Administrative ia hodhën poshtë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, shkalla më e lartë e drejtësisë në vend, Gjykata Federale, pas ankesës së bërë i dha asaj të drejtë. Në vendim thuhet: “deri sa nuk ka pasur ndonjë sfidim të suksesshëm të atësisë, fëmija duhet të konsiderohet qytetar zviceran”.
Të enjten e javës që shkoi, 66 vjeçari u detyrua të shkonte në Institutin për Mjekësi Ligjore në Universitetin e Cyrihut për të bërë testin e ADN-së që do të përcaktojë atësinë e tij mbi vogëlushin 7 vjeçar. Kësaj radhe testimi duhej të bëhej në mënyrë të detyruar pasi që ai deri tash e ka refuzuar disa herë kërkesën për ta bërë këtë.
“Në parim, secili burrë mund ta njohë për të vetin një femijë që nuk ka baba. Ligji nuk parashikon ndonjë provë për kundërshtimin e një pretendimi të tillë, siç po bëhet tash, duke i kërkuar zviceranit testin e ADN-së”, thotë avokatja e pensionistit. Por, Gjykata e Qarkut e Winterthurit po kërkon që të provojë nëse babai dhe i biri në këte rast kultivojnë ndonjë lidhje të afërt mes vete, që do të çonte te një atësi sociale.
Ndërkaq, më parë, nga gjykatat tjera është konstatuar se një lidhje e tillë është fare e dobët. Babai nuk ka orare të caktuara për ta vizituar të birin dhe për t`u kujdesur për të, ai nuk i di ushqimet dhe as librat e preferuara të tij. Madje 7 vjeçari nuk ka kaluar asnjëherë natën te ai që pretendon të jetë babai i tij, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, 66 vjeçari paguan një shumë fare të vogël, vetëm 100 franga në muaj për të birin.
Por, për avokaten, e gjithë kjo paraqet një pasqyrim negativ të qëllimshëm të gjendjes reale. Ajo thotë se babai është i pamundësuar që të paguajë më shumë për të birin, veç tjerash edhe për shkakun se është i sëmurë nga kanceri. Pastaj, thekson ajo, “duke i marrë fëmijës atë që e njeh për baba, duke ia hequr atij nënshtetësinë zvicerane dhe duke e dëbuar nga Zvicra së bashku me nënën e vet, bihet në kundërshtim me interesin e fëmijës”.
Ai është socializuar dhe ka filluar shkollën në Zvicër dhe fundja, fëmija, në këtë rast, me nënshtetësi zvicerane, nuk guxon të vuajë për fajet e prindërve.
Ende nuk është treguar rezultati i testit të ADN-së, por për 66 vjeçarin nga Winterthuri është e qartë: ai do të përdorë edhe mjete tjera juridike në rast se i mohohet atësia./albinfo.ch
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...