Google ADS

PSG e merr një lajm shumë të keq për ndeshjet me Real Madridin

08:15 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

PSG e humbi ndeshjen e fundit me Olimpique Lyonin me shifrat 2:1, transmeton arbresh.info.

Klubi parisien e ka marrë një tjetër lajm të keq nga talenti Kylian Mbappe.

Mbappe u lëndua në pjesën e parë ndërkohë që  do të mungojë për rreth dy muaj sipas mediave franceze.

ESPN, shkruan se Mbappe ka humbur kështu dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

PSG ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe nuk ka njoftuar për shkallën e lëndimit.  /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme