Në fillim mund t’ju duket fantastike, fakti që fëmija juaj kap telefonin e vë atë në vesh dhe fillon të thotë alo-alo, pasuar kjo nga një bisedë e animuar fëmijësh. Por më pas kuptoni, që numrat ju janë fshirë, keni telefonuar dikë gabimisht, apo telefoni juaj ka filluar krisjen.
Në atë moment kuptoni që kjo gjë duhet të ndryshojë, fëmija juaj s’duhet ta preki më telefonin.
Kjo ndodh për shkak se foshnjat arrijnë të kuptojnë se çfarë i tërheq më së shumti njerëzit e tjerë dhe ata kopjojnë sjelljen e tyre si dhe mësojnë prej saj. Madje edhe sit ë rritur, veprimet tona vazhdojnë të jenë të nxitura, shpesh pa vetëdije nga të tjerët.
Nëse dëshironi që telefoni juaj mos të jetë më kaq I dëshirueshëm për fëmijën tuaj atëherë duhet të bëni këto gjëra.
Limitoni përdorimin tuaj
Nëse nuk është urgjente përpiquni të limitoni përdorimin e telefonit tuaj. Gjithçka mund të presë derisa fëmija juaj të shkojë në shtrat, kështu dhe ju mund të jenë të qetë dhe fëmija juaj nuk do të jetë i mësuar me ndjenjën e telefonit.
Jini të qëndrueshëm
Ju mund ta lejoni fëmijën tuaj të merret me telefonin në supermarket ku përdorimi i tij do të parandalonte shumë dëme të tjera të tilla si hedhja në tokë e raftit të ëmbëlsirave apo kërkesat e shumta për gjithçka që i shikon syri. Por ju nuk mund ta lejoni edhe në shtëpi këtë gjë pasi kjo do të shkaktonte shumë dëme. Ju duhet t’i shpjegoni fëmijës suaj se celulari nuk është lodër deh se ju do t’i ofroni atij diçka tjetër për të luajtur.
Angazhojeni fëmijën tuaj në stimulimin e aktiviteteve reale
“Të vegjlit duan të imitojnë prindërit e tyre”, thotë Schwart. Jepini atij një tenxhere gatimi ose kërkoni që t’ju ndihmojë me palosjen e rrobave. Gjithashtu ju mund t’i blini atij rroba të cilat ngjasojnë me sendet tuaja, të tilla si një telefon lodër apo një makinë./opinion/
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...