Fjalimi i Pence, deputetët palestinezë nxirren me shkelma jashtë parlamentit

01:03 | 23 Janar 2018
Trina Galanxhi

Deputetët palestinezo-izraelitë  janë larguar me dhunë nga Parlamenti gjatë fjalimit të zv.presidentit amerikan Mike Pence në Izrael.

Partia udhëheqëse arabe në parlamentin izraelit kishte paralajmëruar se kishin për qëllim të bojkotonin fjalimin e Pence, transmeton portali arbresh.info

Ayman Odeh, kreu i listës së përbashkët arabe, tha se ishte një e drejtë demokratike për të bojkotuar fjalimin e Pence.

“Protesta jonë sot kishte qëllim kundërshtimin e pushtimit dhe kundërshtimin e atyre që duan të shkatërrojnë paqen”, tha ai.

Para se Mike Pence të fillonte fjalimin, 13 deputetë të MKK-së kanë shpalosur parrullën në të cilën shkruante: “Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës”.

Deputetët izraelitë , përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, janë filmuar duke buzëqeshur përderisa deputetët palestinezë po nxirreshin jashtë sallës.

Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit ka nxitur polemika të mëdha në mbarë botën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme