Google ADS

Uji i gazuar ka edhe të mira shëndetësore

00:26 | 23 Janar 2018
Trina Galanxhi

Për shkak të lajmeve të shumta rreth pijeve të gazuara, shumë njerëz në botë kanë filluar që të heqin dorë nga kjo pije.

Megjithatë, një studim i fundit ka treguar se uji i gazuar ka edhe përfitime shëndetësore, transmeton portali arbresh.info

Një studim klinik ka gjetur se pacientet që kanë probleme me sistemin e tretjes duhet të konsumojnë ujë të gazuar.

Studimi i kryer me disa të burgosur, të cilët për një kohë të gjatë kishin konsumuar vetëm birra, ka gjetur se pas trajtimin me ujë të gazuar, sistemi i tyre tretës ka filluar të funksionojë më mirë.

Shkencëtarët në Japoni kanë zbuluar se 250 ml ujë të gazuar lëshon 900 ml ajër, gjë që krijon ndjenjën e plotësisë dhe qëndrueshmërisë në bark.

Studimi ka theksuar se personat që konsumojnë ujë të gazuar përfitojnë edhe nga humbja e peshës.

Gjithashtu, uji i gazuar është një zgjedhje e shkelqyeshme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme