Dalin të tjera të dhëna në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Tiranën por të gjithë opinionin publik.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si u vra studentja 21-vjeçare Ariela Murati. Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte javët e fundit, por bisedat mes tyre kanë qenë mjaft të acaruara.
“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë në spital.
Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.
Ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, – tha Lala./lapsi/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...