Google ADS

Poeti i pashpresisë

22:55 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Asnjëherë më e bukur nuk është dukur pashpresia se në poezitë e poetit Albin Mehmeti, shkruan arbresh.info

Te këto poezi ndjehet i kthjellët zëri i dhimbjes dhe i vuajtjeve njerëzore që shfaqet me një varg të lirë po ashtu.

Errësira, nata dhe dashuria janë ndërthurur me njëra-tjetrën, e kanë ngulfatur njëra-tjetrën, sa asnjëherë pas këtyre poezive, nuk mund të imagjinohet sit ë ndara.

Brenda poezive flitet për natyrën njerëzore, me të mirat dhe të këqijat pa përjashtim.

Këto janë disa nga poezitë më të bukura të poetit:

/Arbresh.info/

 

Dita e errësueme

Errësina e t’djeshmes e errësina e sodit

Bashkë janë bâ

Qi nesër kur t’vjen dita e re

E errësueme me lé

 

Apostujt e errësinës

Dje ke natë

Na metum tuj e pritë ditën

Iku nata…

Po, mbas natës, erdh… nata

 

Sot asht natë

Na u dashunuem n’natën…harruem ditën

Nata ka me ikë…

Po, mbas e kësaj nate, po vjen… nata

 

Nesër ka me kanë natë

Na kena me kanë vetë terri, qe kena me e urrye ditën

Nata ka me shkue…

E mbas kësaj nate, ka me ardh… natë e re

 

Fjalë kapuçash

Plisi briti: unë jam denbabaden

Shajkaqa tha: unë jam e para

Çudë! Këtu kapuçat folin

Se ma s’ka kréna…i hangër toka… për t’cilën thanë e jona asht

 

Dikur kena me u dashtë

M’thanë se dashnunia asht diku…unë askun s’e gjeta

I pashë sytë e tu…thashë: kjo asht dashnia..ti në gjumë re…fjeti dashunia

Níva fjalët tua…thashë: kjo asht dashunia…ti nuk fole…u hesht dashunia

Rreth e rreth rrokullisë i rashë …dashuninë s’e gjeta

Meta pa dashuni e pashpresë

E di, që nji ditë do t’due në nji tjatër botë… nryshe prej kësaj

Do t’due e ki mem dashtë se atëherë njerëz kena me kanë

 

Liria e rrokullisë

Njeri,

Ule në gjys të shtizës flamurin e njerëzisë

Thirri vojtoret met vajtue

Mbledhje komemorative organizo…urrejtja dhe kajta le t’vijnë

Thirri… e fjalime le t’majnë

Se sot ju ka dékë i dashtuni i tyne: njerëzimi

 

Rrokulli,

Naltë ngrite flamurin e lirisë

Krisja kangës për lirinë tande

Sot e lirë frymo…njerëzimi shkoi…njerëzimi ka dékë

/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme