Franca: Siria është në “udhëkryq”

22:47 | 22 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ambasadori i Francës në OKB ka thënë se Siria është “udhëkryq”, me skenarin më të keq që të dërgon në fragmentimin dhe spastrimin etnik në vendin e shkatërruar nga lufta.

Francois Delattre para gazetarëve tha se ofensiva e Turqisë në enklavën siriane Afrin është thjeshtë “pjesë e ekuacionit”, transmeton portali arbresh.info

Këshilli i Sigurimit sot ka mbajtur mbledhje rreth situatës së re të krijuar në Siri, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Franca i ka bërë thirrje Turqisë për të vepruar me përmbajtje.

Delattre ka shtuar takimi i Këshillit kishte rëndësi të madhe, por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme