Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar sot në Bruksel se Greqia dhe Shqipëria kanë bërë hapa të mëdha në bisedimet për çështjet dypalëshe të zhvilluara këtë fundjavë në qytetin e Korçës.
Kotzias ka theksuar se ka informuar kolegët e Bashkimit Europian që janë tepër të interesuar për ecurine e Shqipërisë, për takimin e Korçës si dhe atë të Kretës, duke i cilësuar negociatat si të suksesshme.
“Ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në Samitin e Davosit të Zvicrës pasnesër kryeministrat Tsipras dhe Rama”, ka thënë Kotzias, raporton TCh.
Ai deklaroi se e vlerëson shumë faktin që më në fund qeveria shqiptare vazhdon me hapa të guximshme për të përmbushur ato për të cilat është rënë dakord, ashtu siç duhet të bëjë edhe pala greke.
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...