Zgjidhni një përqafim dhe zbuloni se çfarë lloj dashurie dëshiron shpirti juaj

20:40 | 22 Janar 2018
Trina Galanxhi

Përqafimi është një akt intim mes njerëzve. Mbi të gjitha është një akt dashurie dhe butësie. Kuptimi i saj varet nga mjedisi shoqëror.

Në disa kultura përqafimi konsiderohet edhe si përshëndetje, transmeton portali arbresh.info

Pavarësisht nga rrethanat, janë disa variante të përqafimeve që varen nga personaliteti i personit.

Për të mësuar më shumë mbi karakterin tuaj,  zgjidhni përqafimin tuaj të preferuar dhe mësoni se çfarë thonë psikologët për këtë

Shoqëror

Nëse përqafimi juaj i preferuar është i pari, do të thotë se nuk bini në dashuri në fillim të marrëdhënies. Ju dëshironi të lidheni me një person dhe në rast se dështoni, gjithmonë mund të dorëzoheni. Është nëse e dashuroni shumë dikë, ju nuk i shprehni ndjenjat tuaja, dëri sa gjërat të bëhen më serioze. Ju preferoni të prisni që një person tjetër të shfaq emocionet së pari. Ju duhet të mbani në mend, që nëse kaloni shumë kohë me miqtë, ju mund të zhgënjeheni nga një person tjetër.

Dashuri në shikim të parë

Një lloj tjetër përqafimi shumë romantik dhe intim. Ju jeni të prirur që të dashuroni në shikim të parë dhe jepni gjithçka për dashuri. Ky përqafim është i zakonshëm në filmat romantikë dhe ju jeni një person romantik. Shumë lehtë ju lejoni që të digjeni në flakën e dashurisë dhe gjithnjë dëshironi që të ndjeni ngrohtësi. Shenja më e rëndësishme e intimitetit është një përqafim i fortë dhe i fuqishëm. Megjithatë, duhet të bëni kujdes. Para se kaploheni nga pasionet, duhet të njiheni mirë me personin.

Nuk i besoni askujt

Ky përqafim tregon personin që hedh partneren nga pas. Edhe pse duket sikur nuk shkon kështu, kjo tregon se personi tjetër vështirë se i beson dikujt. Ju që keni zgjedhur këtë përqafim, jeni gjithmonë të rezervuar dhe të kujdesshëm, gjë që mund të tregojë sukes në fillim të marrëdhënies, por më pas gjërat do ndryshojnë.  Edhe në takimin e parë, ju nuk preferoni që të hapni zemrën, prandaj edhe juve ju humbasin shanset për të njohur njerëz të tjerë. Mundohuni që të jeni më të hapur, më të arritshëm dhe më të besueshëm.

Keni shije unike

Ky mund të jetë përqafimi më intim, sepse partnerët janë larg. Kjo është një përplasje e fortë mes dy të të dashuruarve. Kjo dëshmon që shija juaj është e qartë kur bëhet fjalë për një marrëdhënie. Në mendje ju githmonë keni karakteristika të veçanta dhe me ngulm kërkoni që ato të plotësohen. Megjithatë, përqendrohuni në detajet që kërkoni, por mos kërkoni në thellësi, sepse mund të mos ju pëlqejë ajo që keni planifikuar. Ju keni tendencë të mërziteni, prandaj pranoni lehtë dhe shpejt sfidat e reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme