Në ditët e sotme njerëzit mund të fshehin çdo papërsosmëri me ndihmën e kirurgjisë plastike dhe me ndihmën e grimit.
Megjithatë, duke qenë “njerëz të bukur” nuk mjafton për disa njerëz, sepse ata duan që të përngjajnë shumë me kukulla, transmeton portali arbresh.info
Gratë më të famshme që ngjajnë me kukullat janë këto:
Rachel Evans
https://www.instagram.com/p/BeDv8pKHQpn/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Kjo grua 46-vjeçare nga Londra, deri me tani ka shpenzuar më shumë se 25 mijë dollarë dhe i janë dashur afro 11 vite për t’i ngjarë kukullës së saj të preferuar. Rachel nuk zgjeroi vetëm gjoksin e saj dhe ndryshoi vetëm formën e hundës së saj fytyrës dhe faqeve, por operoi edhe buzët që të “ngrijnë” një buzëqeshje të përhershme. Qëllimi i saj ishte t’i ngjante kukullës Barbie.
Nannette Hammond
https://www.instagram.com/p/BXq1faClZWb/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Një tjetër tifoze e çmendur pas Barbiet. Nannet Hammond, nënë e pesë fëmijëve nga Ohio, zotëron më shumë se 50 kukulla Barbie dhe gjithnjë ka dashur që të duket si ato. Ëndërra e saj u bë realitet pasi burri i saj pagoi një pasuri të tërë me qëllim që ajo t’i futej operacioneve plastike.
Ophelia Vanity
https://www.instagram.com/p/BXn88hMhoB4/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Ophelia, banore e Los Angeles, gjithashtu është tifoze e flakët e kukullës Barbie. Edhe pse 30-vjeçare, ajo ka shpenzuar rreth 35 mijë dollarë për të kryer operacione plastike. Ophelia, e cila preferon të quhet Barbie Anime, vazhdon të kursejë para për të operuar gjinjët dhe për të hequr brinjët me qëllim që të theksojë belin.
Valeria Lukyanova
https://www.instagram.com/p/BeCQTidjPWh/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
https://www.instagram.com/p/BeGAZiGDEem/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Kjo Barbie është nga Rusia dhe që nga viti 2012, Valeria ka qenë kryetemë në mediat ruse. Ajo njihet edhe si DJ, modele, poete, këngëtare, ligjeruese, madje edhe si udhëheqëse shpirtërore. Valeria preferon të mbajë moshën sekret dhe nuk dëshiron të tregojë në detaje për operacionet plastike që ka bërë.
Pixxe Fox
https://www.instagram.com/p/BbPrheElg-F/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Kjo e dashuruar në kukulla, vjen nga qyteti suedez Gavle dhe ka kryer tri operacione plastike në hundë, tre modifikime në brinjë ( duke heq gjashtë sosh), ka hequr vetullat dhe ka kryer operacione në gjinjë, duke shpenzuar kështu më shume se 140 mijë dollarë. 26-vjeçarja pretendon se gjithmonë është ndjerë “e bllokuar” në trupin e saj të vjetër.
Angelica Kenova
Një tjetër Barbie nga Rusia, kjo vetëm që duket si kukull e gjallë, por edhe trajtohet si e tillë. Që nga fëmijëria, prindërit e saj e karakterizuan atë me një princeshë të vogël. Sidoqoftë, ata ishin mjaft të rreptë me të, pasi nuk e lejuan që të dilte, që të takohej me djemtë dhe të bënte jetën e vajzave të moshës së saj. Tani, Angelica që pretendon të jetë model, psikologe për fëmijë dhe kërcimtare, në mediat sociale poston gjithnjë fotografi nudo, gjithmonë me aprovimin e prindërve të saj./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA