Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit me biçikletë.
I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF-it për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën.
Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.
Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi.
Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga ambiciet e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat, shkruajnë mediat e Shqipërisë.
Faza e parë ku parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla tashmë ka nisur. Me shtimin e këtij rrjeti të korsive të dedikuara për biçikleta, por edhe me kohën e favorshme që ofron Tirana, nuk do të ketë më justifikim për askënd që të mos përdorë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...