Lekaj takohet me Gjinin, bisedojnë për bashkëpunim mes MI-së dhe komunës së Gjakovës

18:34 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar sot me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

Lekaj ka thënë se me kryetarin Gjini kanë biseduar për mundësit e e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjakvoës.

Ministri Lekaj ka thënë se Gjakova sikurse komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.

Statusi i plotë:

Sot prita në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, me të cilin biseduam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjakova, sikurse të gjitha komunat e tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore. Me këtë rast ne u dakorduam për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.

Qëllimi jonë është të punojmë për t’ju ofruar qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe të sigurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme