Qeveria e Kosovës ka afat një muaj që të jap mendimin e saj në lidhje me nismën e një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ndërkaq, me apo pa mendimin e Qeverisë, nisma e deputetëve mund të vihet në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës në një afat prej dy muajve nga data kur është iniciuar.
Por, aktualisht, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se “Qeveria ende nuk ka marrë një dokument zyrtar nga Kuvendi dhe se çështja do të trajtohet kur ai dokument të vjen në Qeveri”.
Grupi prej 43 deputetëve, kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ka iniciuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale që më 22 dhjetor.
Kërkesa i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit, për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shfuqizohej Ligji për Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale).
Sipas rregullores së punës, Qeverisë i mbetet që brenda një muaji në formë të shkruar të jap mendimin e vet, pasi që Kryesia e Kuvendit këtë nismë e ka dorëzuar te ekzekutivi.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...