Fermerët e fshatrave të Prishtinës kanë nisur korrjen e rendimenteve të grurit, raporton “038” në KTV.
Në fshatin Lebanë, familja Dobratiqi mbijeton nga kultivimi i grurit. Këtë vit për dallim nga ai i kaluari – kur arat u vërshuan nga uji – fermerët nuk patën telashe.
Kësisoj bujqit thonë se rendimentet kanë kualitet më të mirë.
Sipas tyre problem për punën 1 vjeçare të tyre është fitimi i ulët ngase çmimi ka rënë dukshëm.
Nëpër mulli, fermerët presin në radhë për të përpunuar grurin. Ata thonë se përkundër punës që bëjnë në treg më shumë shitet mielli i importuar.
Ndërkohë nëpër mulli thonë se blejnë nga fermerët vendorë aq sa kanë nevojë dhe mundësi.
Ndryshe fshatrat e Komunës së Prishtinës përveç kultivimit të grurit njihen për kultivim të patates.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...