Kuvendi i Malit të Zi më 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika të rendit të ditës.
Deputetët në ditën e parë të seancës kanë përfunduar debatin mbi Propozimligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi administratën publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse, transmeton Klan Kosova.
Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo çfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemikë e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion reprezentativ siç është kuvendi.
Ajo çfare e karakterizoi këtë seancë, është fjalori fyes i deputetit Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe deputetit të Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po udhëheqte seancën. Nënkryetari Nimanbegu pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të shëndetësisë, Nimanbegu, si kryesues i seances vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debatin sepse e pranishme ishte bashkëpunetorja e autorizuar për ta mbrojtur propozimligjin në fjalë, transmeton Klan Kosova.
Por kjo situatë shkaktoi revoltë tek opozita, ku konkretisht deputeti Knezheviq iu drejtua Nimanbegut me fjalët:
“Unë mund edhe me dorën e djathtë- ja mogu I desnom rukom” (pasi që dorën e majtë e ka të lidhur nga incidenti i fundit në kuvend) si dhe ‘’mos e luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UÇK-në, atje luaje këtë rol- nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu”.
Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzen e cila zgjati rreth 45 minuta, shkruan Malësia./ Klan Kosova/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët