Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka mundur të jetë kryer nga grupi i Milan Radojcic i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë.
Kështu thonë burimet e Arbresh.info në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.
Sipas burimeve, vrasësi i Ivanoviq kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojcic dhe të grupit të tij.
Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanoviq, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit.
Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojcic dhe grupi i tij.
Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviq për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojcic kishte deklaruar se ai do t’i filloj kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.
Kjo pasi, Ivanoviq ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë te serbëve të Kosovës.
Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviq ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore, shkruan Arbresh.info.
Burimet po ashtu thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se ‘situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit”.
Ivanoviq kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut.
Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq kishte akuzuar Oliver Ivanoviqin gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovës duke thënë se ai ka bashkëpunim me autoritetet mbrojtëse të Kosovës.
Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00 derisa po hynte në selinë e partisë së tij.
Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumë në Kosovë dhe jashtë saj.
Ai është varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave “Novo Groblje./Arbresh.info
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...