Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal.Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM4/2017, ka filluar nga data 01 janar dhe vazhdon deri më 31 janar.
Sipas ATK-së, deri më sot numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar është 39,746 që në krahasim me periudhën e kaluar është më i madh.“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.
Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”.“Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€)”, njofton ATK.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad