Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka marrë ftesë që së bashku me gruan e tij të jetë pjesëmarrës në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të këtij viti që mbahen më 8 shkurt në Uashington.
Zyra për Informim e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim bën të ditur se Jevtiq gjatë qëndrimit të tij në Amerikë do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, si dhe zyrtarë tjerë.
“Ministria për Komunitete dhe Kthim më pas do të informojë publikun për detajet e vizitës së Jevtiqit atje. Kjo do të jetë hera e parë që Jevtiq do të marrë pjesë në një aktivitet ku do të mbajë fjalim presidenti i SHBA-ve Donald Trump”, thuhet në njoftim.
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë