Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, thotë se Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën në Izrael, në Jerusalem, në vitin 2019.
Pence, i cili gjendet për vizitë në Izrael, tha sot se administrata e presidentit, Donad Trump, do të lëvizë me planin e vet, i cili është vlerësuar si kundërthënës, dhe ambasada do të hapet në fund të vitit 2019.
Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet.
Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Trumpit për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Ky vendim është kritikuar zëshëm nga palestinezët dhe aleatët e tyre arabë.
Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, që ishte okupuar nga Izraeli, do të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pelastinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezentuar nga administrata Trump./Lajmi.net/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi