Rusi: Urdhërohet mbyllja e fondacionit të fushatës së Navalnyt

14:52 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar mbylljen e fondacionit kryesor të fushatës presidenciale të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Këtë mbyllje e ka kërkuar më herët këtë muaj, Ministria e drejtësisë e Rusisë, ndërsa vendimin për mbyllje të grupit, Year Foundation, gjykata e ka shpallur sot.

Ministria ka argumentuar se fondacioni e ka shkelur ligjin duke paraqitur adresa të rrejshme për administratën e vet, duke dështuar t’i regjistrojë disa struktura të tij dhe për keqpërdorim të fondeve.

Përfaqësuesi i fondaciont, Vyacheslav Gimani, tha se ndaj vendimit të gjykatës do të ushtrohet ankesë.

Aleksei Navalny, një luftëtar kundër korrupsionit dhe kundërshtar i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar fushatë për zgjedhjet presideciale ruse të 18 marsit, për më tepër se një vit, përkundër vërejtjeve se nuk do t’i lejohet të garojë për shkak të dënimit penal, për të cilin Navalny thotë se ishte i fabrikuar.

Autoritetet zgjedhore ruse në dhjetor të vitit të kaluar e konfirmuan vendimin për moslejimin e kandidaturës së Navalnyt./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme