Arkivoli i mbuluar me të bardhë, Ariela përcillet në banesën e fundit

14:34 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Ariela Murati, vajza 21 vjeçare që u vra ditën e djeshme në Tiranë është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e saj të lindjes në Zharrëz të Fierit.

Arkivoli i saj ishte i mbuluar me beze të bardhë, ndërsa në përcjelljen e saj morën pjesë familjarë, miq, të afërm dhe shokët e saj.

Ditën e djeshme studentja e mjekësisë u vra me 5 plumba nga 23 vjeçari Aldison Belulaj, ndërsa shkak u bë një lidhje e refuzuar.

Pasi qëlloi për vdekje Arielën, Belulaj shkrepi armën edhe ndaj vetes dhe tashmë është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Traumës.

Aldison Belulaj prej vitesh kërkonte dashurinë e Arielës, por kurrë nuk e fitoi prej saj, madje ai kishte kërkuar edhe dorën pranë familjes./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme