Kuvendi Komunal i Rahovecit në vazhdimin e mbledhjes së datës 20 Janar 2018, ka votuar për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Në raundin e tretë të votimit, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit është zgjedhur Afrim Dina nga AAK, i cili ka marrë 14 vota nga 17 kuvendar sa kanë qenë të pranishëm, pasi që 3 kuvendar kanë abstenuar.
Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...